Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra
Një aksident automobilistik është shënuar pak minuta më parë në Lezhë, ku drejtuesja e një automjeti tip Benz ka humbur kontrollin, duke përfunduar në një kanal anës rrugës. Ngjarja u regjistrua në aksin që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë–Shkodër. Si pasojë e rrotullimit, mjeti pësoi dëmtime të shumta, ndërsa dy gra që udhëtonin në të mbetën të bllokuara për disa minuta. Në vendngjarje mbërritën dy autoambulanca dhe forca zjarrfikëse, të cilat me ndërhyrjen e tyre të shpejtë dhe profesionale bënë të mundur nxjerrjen e shtetaseve nga automjeti i rënë në kanal. Të dyja gratë u dërguan menjëherë për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.