Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë
Një incident i rëndë në det ka ndodhur këtë të diel në gjirin e Kakomesë, ku dy mjete lundruese turistike janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar tre shtetas të huaj të cilët janë identifikuar si: Charlotte Ann Richards, shtetase australiane; Alit El Haj Sofian, shtetas francez dhe Bionde Catherine, shtetase italiane. Të lënduarit u dërguan në Spitalin Rajonal Sarandë për ndihmën e nevojshme shëndetësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Operacioni i shpëtimit u koordinua nga Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit, Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare dhe Policia Kufitare Sarandë.