Vetëvrasja e shqiptarit në anijen-hotel në Britani, hetimet zbulojnë neglizhencën e autoriteteve

Vetëvrasja e shqiptarit në anijen-hotel në Britani, hetimet zbulojnë neglizhencën e autoriteteve

Një gjykatëse, bashkë me një juri e përbërë nga 11 qytetarë në qytetin e Dorset në Anglinë Jugore, do të nisin të shqyrtojnë këtë të hënë, rrethanat e vetëvrasjes të emigrantit shqiptar Leonard Farruku, i cili në vitin 2023 u çua nga Ministria e Brendshme britanike Home Office, në një anije hotel. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ka siguruar raportin prej 65 faqesh, hartuar nga psikiatri Dr Dinesh Maganty, ku janë renditur një mori me neglizhenca, në ekzaminimin në kohë të problemeve shëndetësore të Leonardit. Në raport, nënvizohet se në kushtet e një shëndeti mendor të rënduar, ai nuk duhet të çohej në anijen hotel nga Home Office. Zemërimi, agresioni dhe hedhja e sendeve të Leonardit në recepsionin e hotelit thotë Dr Dinesh Maganty,...