Rama: Nuk ka një numër të madh shqiptarësh në burgjet e Britanisë, deklarata e Farage është marrëzi

Rama: Nuk ka një numër të madh shqiptarësh në burgjet e Britanisë, deklarata e Farage është marrëzi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e quajti “marrëzi” pretendimin e liderit të partisë Reform UK, Nigel Farage, se “1 në çdo 50 shqiptarë në Britani është në burg”. Deklarata të tilla nga politikanë britanikë që lidhen me emigrancionin, Rama i konsideroi populizma si pjesë e një fushate më të gjerë dhe që ndikuan në referendumin për daljen e Britanisë nga BE, proces që njihet si Brexit. “Ideja se kishte një numër të madh shqiptarësh në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar ishte një gënjeshtër për të bindur popullin britanik të largohej nga BE-ja.”, tha Rama në një intervistë për radion britanike ‘Times Radio’. Ai shtoi se numri i shqiptarëve që hyjnë ilegalisht në Britani është shumë i vogël dhe nuk ka asnjë lidhje me pretendimet që...