Protestat masive në Nepal kundër korrupsionit/ Thellohet bilanci, shkon në 72 numri i viktimave

Protestat masive në Nepal kundër korrupsionit/ Thellohet bilanci, shkon në 72 numri i viktimave

Autoritetet në Nepal e kanë rritur numrin e të vdekurve nga trazirat e javës së kaluar në 72, ndërsa ekipet e kërkimit po gjejnë trupa nga zyrat qeveritare, shtëpitë dhe ndërtesat e tjera të djegura gjatë protestave kundër korrupsionit, tha të dielën Ministria e Shëndetësisë. Në shpërthimin më vdekjeprurës të dhunës politike në Nepal prej dekadash, kryesisht nepalezë të rinj dolën në rrugët e kryeqytetit dhe qyteteve të tjera në fillim të javës së kaluar, duke bërë që kryeministri KP Sharma Oli të jepte dorëheqjen të martën. Forcat e sigurisë qëlluan gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit, disa prej të cilëve dogjën ndërtesa shtetërore, përfshirë Gjykatën Supreme, parlamentin, poste policie, shtëpi politikanësh dhe biznese private. “Trupat e shumë njerëzve që vdiqën në...