Valbona si Thethi/ 20 objekte një dhe dykatëshe pa leje të shembura deri tani

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon aksionin në Parkun Kombëtar të Valbonës për prishjen e ndërtimeve pa leje.
Përmes një postimi në rrjetet sociale IKMT theksoi se gjatë ditës së sotme po shemben platforma betoni dhe struktura druri.
“Deri tani janë prishur 20 objekte 1 dhe 2-katëshe, të ngritura në kundërshtim me ligjin”, tha IKMT.
Sipas IKMT-së, evidentimi dhe goditja e paligjshmërisë do të vijojë pa ndërprerje.
“Qëllimi i këtij aksioni është garantimi i mbrojtjes së mjedisit dhe ruajtja e zonave të mbrojtura”, tha IKMT.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në të gjithë vendin, me synim rikthimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e territorit.