Çmimi i arit u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës! Kush janë blerësit më të mëdhenj

Çmimi i arit u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës! Kush janë blerësit më të mëdhenj

Ari mbetet streha më e sigurt për ekonominë dhe tregun. Çmimi i tij është rritur me më shumë se 30% që nga fillimi i vitit, një performancë që i tejkalon shumë indekset e tregut të aksioneve, ndërsa në terma realë (me inflacionin) rritja të kujton periudhën 1979-1980. Ari tejkaloi, të rregulluar për inflacionin, nivelin më të lartë historik të janarit 1980, duke arritur në 3,643 dollarë/ons (një ons ka pak më shumë se 28 gramë ar). Çmimi i arit është rritur 14-fish që nga viti 2000: 10,000 dollarët e investuar atëherë janë bërë 140,000 dollarë sot. Gjatë pesë viteve të fundit, ari ka tejkaluar Nasdaq-un , duke tejkaluar gjigantët globalë të teknologjisë. Historikisht, ari ka shërbyer si mbrojtja përfundimtare kundër inflacionit. Nëse inflacioni ngadalësohet, mund...