Shefi i ushtrisë serbe hedh poshtë kritikat për paradën ushtarake në Beograd

Shefi i ushtrisë serbe hedh poshtë kritikat për paradën ushtarake në Beograd

Ushtarë serbë gjatë stërvitjeve ushtarake në bazën ajrore në Batajnicë, afër Beogradit. 20 shtator 2024. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq, lidhur me paradën e ardhshme ushtarake në Beograd, tha se ushtria serbe nuk dëshiron të përfshihet në politikë dhe lojërat e saj. Ai hodhi poshtë kritikat se me paradën ushtarake frikësohen qytetarët dhe kërcënohen fqinjët, duke e quajtur këtë “manipulim”. “Të gjithë duhet të bashkohemi rreth idesë se ajo që do të shfaqet të shtunën e ardhshme është e shtetit, për krenarinë e të gjithëve. Ata që nuk e duan ushtrinë – sigurisht ka edhe të tillë – të jenë të bindur se mund të flenë të qetë. Deri sa të kemi një ushtri të tillë, Serbia është e...