Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Agjentë policie u infiltruan në skemë/Firmat piramidale online ‘u zbërthyen’ nga brenda (Detajet)
Mashtrimi që u është bërë qytetarëve shqiptarë për të investuar në platforma mashtruese online, mori sot një goditje nga autoritetet. Policia dhe Prokuroria e Fierit, me bashkëpunimin edhe të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, arrestuan 6 persona dhe shpallën në kërkim 2 të tjerë në kuadër të operacionit “Xuex”. Të arrestuarit ishin ata të cilët rekrutonin qytetarë dhe i bindnin që të investonin në firmat piramidale online. Ndërsa organizatorët nuk janë kapur, teksa policia sqaroi se këta persona janë në fazë hetimi. Por si u arrit të zbulohej ky grup që mashtronte qytetarët për të investuar online në platforma fantazmë? Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi, kanë të ditur se në këtë skemë ishin infiltruar agjentë të policisë. Këta të fundit ishin...