Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tufa me para nëpër sirtarë e kuti/ Video e aksionit që goditi skemat piramidale online
Këto janë pamjet e operacionit Xuex të Policisë së Fierit të shtrirë në 5 qytete, që goditi firmat piramidale online, përmes të cilave mashtroheshin qytetarët për të investuar shuma parash. Gjatë aksionit u arrestuan 6 persona dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim. Ata janë agjentët në terren për të rekrutuar qytetarët. Ndërsa organizatorët janë në proces hetimi ende. Shuma të konsiderueshme parash, në Euro dhe Lekë, janë sekuestruar nga policia. Po kështu janë sekuestruar edhe telefona, kompjutera e shumë sende të tjera. Pjesë nga deklarata e policisë Po gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 50 aparate celularë, 11 njësi kompjuterike, 1 DVR, 2 hardisk, 1 automjet, 4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë dhe 340 franga....