Vendimi i gjykatës ul në tokë “Air Albania”, ja 10 faturat miliona euro që firma duhet të paguajë: I.B.N na mbifaturoi

Vendimi i gjykatës ul në tokë “Air Albania”, ja 10 faturat miliona euro që firma duhet të paguajë: I.B.N na mbifaturoi

Flota ajrore “Air Albania”, e reklamuar me shumë pompozitet si krenaria e Shqipërisë, rezulton të jetë zhytur në borxhe financiare pa kthim pas, duke çuar kompaninë në një seri procesesh gjyqësore në gjykatat Shqiptare dhe vende të ndryshme europiane. Mes shumë detyrimeve financiare mbi qeratë e avionëve të mara në “Tukish Airlines” dhe kompani të tjera Amerikane, tashmë një detyrim mjaft i majmë që përllogaritet diku tek 4 milion euro është ai i kateringut ushqimor. Gazetari Elton Qyno, ka mësuar përmes dokumenteve gjyqësore se bëhet fjalë për 10 fatura tatimore të lëshuara nga kompania “I.B.N” e Mirela Nurçes drejt kompanisë “Air Albania”. Faturat tatimore të lëshuara dhe të papaguara nga “Air Albania”, variojnë nga 1 korriku 2023 deri në 16 tetor 2024. Ndërsa nga ana...