Polakët në kërkim nga policia, dhunuan Skënderbeun në Tiranë, MEPJ nuk i shpall non grata

Dy javë pas dhunimit të monumentit të Skënderbeut në Tiranë nga tifozët polakë të Jangelonias, policia ka nisur hetimet dhe po kërkon autorët për t’i vënë përpara ligjit. Ministria e Jashtme ka bërë një notë proteste ndaj ambasadës polake dhe ka përcjellë indinjatën për aktin e rëndë. Ngjarja ndodhi më 28 gusht, gjatë ndeshjes Dinamo–Jangelonia në Arenën Kombëtare, ku u shënuan edhe përplasje mes tifozerive.
Veprimet skandaloze të polakëve të Jangelonias në Tiranë dy javë më parë tashmë janë zyrtarisht nën hetim nga Polica. A2 CNN i dërgoi një kërkesë për informacion Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme lidhur me masat e marr andaj personave që dhunuan monumentin e Gjergj Kastriot Skënderbeut në Tiranë, ku mësoi se tashmë, tifozët polakë janë në kërkim për tu vënë përpara ligjit.
“Në lidhje me kërkesën tuaj ju informojmë se autoritet e policisë së shtetit janë duke ndjekur procedurat hetimore për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë të autoreve që kryen dhunimin e monumentit të Heroit Kombëtar në sheshin kryesor të kryeqytetit identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.
Në kërkesën dërguar Ministrisë, A2 pyeti nëse ndaj polakëve ishin marrë masa edhe ndaluese për të hyrë sërish në territorin e Shqipërisë, ku Punët e Jashtme e kishin kaluar me një notë proteste ndaj ambasadës polake në Tiranë.
“Ndërkohë MEPJ ka përcjellë indinjatën për aktet e ndodhura pranë ambasadës polake ne Tiranë”, vijon deklarata.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 28 gusht kur ekipi i Daniamosu përballë në Arenën Kombëtare me polakët e Jangelonia, huliganët e cilit, dhunuan monumentin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioit, akt i cili shkaktoi edhe trazira ndërmjet tifozerive të dy ekipeve.