Tiranë, 13.09.2025Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) është njohur me denoncimin e redaksisë së emisionit investigativ “Piranjat”, sipas të cilit, pasditen e së shtunës, në stadiumin “Selman Stërmasi”, ekipi i emisionit u përball me arrogancën dhe kërcënimet verbale të aksionerit kryesor të kompanisë Air Albania, Sinan Idrizi, njëherësh president i klubit “Flamurtari”. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Këmbënguljes së gazetarit për të marrë përgjigje lidhur me mospagesat e sigurimeve shoqërore për punonjësit, z. Idrizi iu përgjigj me arrogancë dhe një gjuhë të papranueshme. Në këtë komunikim u përfshi edhe presidenti i klubit të Tiranës, Refik Halili, i cili, sipas denoncimit, i rrëmbeu me forcë telefonin gazetarit, duke u bërë pjesë e incidentit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
UGSH, në solidaritet të plotë me gazetarët dhe stafin e emisionit investigativ, dënon ashpër këtë incident dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga protagonistët e ngjarjes. Po ashtu, UGSH i bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese të shqyrtojnë rastin në mënyrë të drejtë dhe të paanshme.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”
Ky episod, si dhe disa akte të ngjashme paraprake të karakterizuara nga sjellje agresive, refuzuese dhe kërcënuese ndaj reporterëve këmbëngulës në kërkim të informacionit, dëshmojnë për një realitet kritik: mungesë transparence publike, shtim të informalitetit dhe arrogancë nga individë që zotërojnë biznese VIP në vend.
UGSH inkurajon gazetarët që të vijojnë me vendosmëri punën e tyre, të intensifikojnë kërkesat për transparencë dhe të informojnë pa ndërprerje opinionin publik mbi problematika sociale, ekonomike dhe çështje që ekspozojnë informalitetin në vend.
Arroganca e disa biznesmenëve që operojnë me përfitime publike është e papranueshme. Përballja e tyre me interesin e gazetarëve është një detyrim ligjor dhe moral, ndërsa gazetarët në këtë rast ishin thjesht në krye të detyrës.
Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë
