Klodian Kojashi: T’du se tek ti gjej një pjesë timen

Poezi nga Klodian Kojashi

T’du se tek ti gjej një pjesë timen.Mirë, merre pjesën tande e shkopor, eja prapë…Le të duhena kur s’kam asgja tanden,le të duhena pa kërku veten,të duhena si të ndryshëm,pa nevojen e plotësimit,veç me dëshirën e njohjes,me frikën e amël,se duke u dashtë ,ia kena njoftë fundin njëni-tjetrit…

ObserverKult

Lexo edhe:

ALDA MERINI: TOKA E SHENJTË

Poezi nga Alda Merini

E kam njohur Jerikonë,e kam pasur edhe unë Palestinën time,muret e çmendisëishin muret e Jerikosëdhe një enë me ujë të infektuarna ka pagëzuar të gjithëve.Aty brenda ishim hebrenjdhe Farisejtë ishin lartaty ishte edhe Mesiai hutuar mes turmës:një i çmendur që i ulëret qiellitgjithë dashurinë e tij ndaj Zotit.Ne të gjithë, tufë asketësh,ishim si zogjtëdhe herë pas here një rrjetëe errët na burgostepor shkonim drejt meshës,mesha e Zotit tonëdhe Krishtit Shpëtimtar.Na lanë dhe na varrosën,erëmonim temjan.Dhe pastaj, kur dashuronimna bënin elektroshoksepse, thoshin, një i çmendurnuk mund të dashurojë askënd.Por një ditë, nga brenda varrit,edhe unë u zgjovaedhe unë si Jezuie përjetova ringjalljen time,por nuk u ngjita në parajsë,zbrita në ferr

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *