Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
“Ditë të humbura”, tregim nga Dino Buzzati
Nga Dino Buzzati Disa ditë pasi u bë pronar i një vile luksoze, Ernest Kacira, ndërsa kthehej në shtëpi, vuri re një burrë me një arkë mbi shpinë, i cili doli nga dera e murit rrethues dhe e ngarkoi arkën në një kamion. Nuk pati kohë ta kapte para se të nisej. Atëherë e ndoqi me makinë. Kamioni eci një copë kohë të gjatë deri në fund të rrethinave të qytetit dhe qëndroi buzë një lugine. Kacira zbriti nga vetura dhe u afrua për të parë se e hodhi në shtratin e një përroi të mbushur plot e përplot me mijëra e mijëra arka të tilla. Iu përqas burrit dhe i tha: “Të pashë që nxore një arkë nga kopshti im. Çfarë ka brenda saj?...