Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nesër tubim përkrahës për ish-kupolën drejtuese të UÇK, të hënën mbrojtja e Thaçit nis me dëshmitarët
Mesdita e të dielës do të gjejë në Hagë në një park afër Dhomave të Specializuara të Kosovës, me qindra shqiptarë të cilët do zhvillojnë një tubim në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit arrestuar pesë vite më parë. Ky tubim zhvillohet vetëm një ditë përpara nisjes të dhënies dëshmi nga dëshmitarët e mbrojtjes. Në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve, gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, i cili ndodhet në Hagë, sjell detaje në lidhje me tubimin. “Ky tubim është konceptuar në mbështetje të ish udhëheqësve të UÇK, të cilët prej 5 vitesh janë arrestuar dhe përballur në këtë godinë me akuza për krime lufte të cilat ata i kanë mohuar në mënyrë kategorike. Të gjithë shqiptarët në...