Autori i masakrës në Shkodër, Ragip Gila transferohet në paraburgimin e Tiranës

Autori i masakrës në Shkodër, Ragip Gila transferohet në paraburgimin e Tiranës

Ragip Gila, 29-vjeçari i dyshuar si autor i ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Shkodrës, është transferuar në paraburgimin 302 në Tiranë, ku po mbahet në kushte të posaçme sigurie. Sipas burimeve, Gila është vendosur në një qeli të veçuar, për të shmangur çdo incident të mundshëm, duke pasur parasysh rrezikshmërinë e tij dhe krimin e rëndë që ka kryer.