Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet për kryeqytetin/ “Faji i mazhorancës”, Çobani: Opozita e papërgatitur, Rama shfrytëzon momentin
Analisti, Genc Çobani në një intervistë televizive u shpreh se zgjedhjet për bashkinë e Tiranës janë momenti më i keq për opozitën. Çobani: Si zakonisht Rama tregoi edhe njëherë që është mjeshtër i provokimit politik.Me mënyrën se si e zgjodhi, me procedurën me momentin, me vendin, me mbledhjen ku e shpalli nëse do e quajmë të tillë asamblenë, Rama provokoi dyfish. Unë nuk e thashë në asnjë moment që është faji i mazhorancës. Fajin në këtë mes po e theksoj edhe një herë është vërtet i opozitës. Sepse ka kohë që mund të diskutohej, nuk e dim mbase e ka edhe asin nën mëngë. Kemi të bëjmë me një palë zgjedhje të cilat janë jo më pak të rëndësishme se zgjedhjet që sapo u mbyllën.