Ndahet nga jeta drejtori i Ujësjellësit në Delvinë, Vasil Marga

Ndahet nga jeta drejtori i Ujësjellësit në Delvinë, Vasil Marga
 
Sot është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë Vasil Marga, drejtori i ndërmarrjes së ujësjellësit në Delvinë.
 

I njohur si një njeri i qetë, i dashur dhe i respektuar nga komuniteti, Marga ka lënë pas një kujtim të mirë për të gjithë ata që patën rastin ta njihnin e të punonin me të.
Prej disa ditësh ai ndodhej në një spital të Athinës, ku po kurohej me shpresën për ta mposhtur sëmundjen e rëndë, por fatkeqësisht nuk ia doli.
Largimi i tij i parakohshëm është një humbje e madhe për familjen, të afërmit, miqtë dhe gjithë komunitetin e Delvinës, ku ai shërbeu me përkushtim.
 
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve.U prehtë në paqe! 🌹