Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Merr flakë gjatë natës një banesë në Shkodër, shkak është bërë…
Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë natës në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 në lagjen ‘Ndoc Mazi’, ku dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike. Uniformat blu bëjnë me dije se në banesën e shtetasit me iniciale Gj.Q. ka pasur vetëm dëme materiale. “Rreth orës 01:30, në lagjen “Ndoc Mazi”, dyshohet se, për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. Q. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.