Gruaja e Charlie Kirk iu drejtohet “përgjegjësve” për atentatin: Nuk e keni idenë çfarë force të papërmbajtshme keni lëshuar në mbarë botën

Gruaja e Charlie Kirk iu drejtohet “përgjegjësve” për atentatin: Nuk e keni idenë çfarë force të papërmbajtshme keni lëshuar në mbarë botën

Erika Kirk, bashkëshortja e aktivistit të vrarë Charlie Kirk, u zotua se do të çojë përpara misionin e tij dhe bëri thirrje që të rinjtë t’i bashkohen lëvizjes që ai themeloi, shkruan A2 CNN. Duke iu drejtuar në shumës “keqbërësve përgjegjës për atentatin ndaj burrit tim”, ajo paralajmëroi: “Nëse menduat se misioni i tij ishte i fuqishëm më parë, nuk keni asnjë ide çfarë force të papërmbajtshme keni lëshuar në këtë vend dhe në mbarë botën. Nuk e dini zjarrin që keni ndezur brenda kësaj bashkëshorteje. Klithmat e kësaj të veje do të jehojnë në mbarë botën si një thirrje beteje”, tha ajo, përcjell A2 CNN. Ajo theksoi se lëvizja e themeluar nga bashkëshorti i saj nuk do të shuhet dhe se aktivitetet e planifikuara...