Prokurorët ‘rrëzojnë’ policinë, parkimet dysh nuk janë vepër penale

Prokurorët ‘rrëzojnë’ policinë, parkimet dysh nuk janë vepër penale

Referimet e para të Policisë së Shtetit, për parkimet dysh si vepër penale po rrëzohen nga prokuroritë. Prokurorët mesa duket nuk bien dakord me qasjen se një parkim dysh duhet të ndiqet edhe penalisht krahas masës administrative ndaj drejtuesit të automjetit. Prokuroria e Sarandës tha se për dy shtetas të kallëzuar nga policia për “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, është vendosur mosfillimi i procedimit, përfshi rastin ku u pengua kalimi i një autobuzi me turistë. Prokuroria e Vlorës është ende në fazën e verifikimit për rastin kur nga parkimi i gabuar, u bllokua kalimi i një mjeti zjarrfikës në Himarë. Në Prokuroritë Tiranë dhe në Lezhë kanë mbërritur 70 referime të policisë por zyrtarisht bëhet me dije se ende prokurorët nuk kanë disponuar...