Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Në 7 tetor nisin transaksionet në SEPA, BSH: Komisionet do të jenë 5 herë më të ulëta
Më 7 tetor, do të nisin transaksionet e para në euro në zonën SEPA për Shqipërinë, që pas anëtarësimit në Zonën Unike të Pagesave në nëntor të vitit të kaluar. Të 11-të bankat vendase kanë kryer të gjitha investimet dhe testimet e duhura për të ofruar këtë shërbim, që, siç shpjegon Ledia Bregu nga Banka e Shqipërisë, do të kushtojë deri në 5-fish më pak për shqiptarët. “Parimi i transaksioneve SEPA në të gjithë zonën unike të pagesave është i tillë që nuk mund të kushtojnë më shumë pagesat ndërkufitare se ç’kushtojnë pagesat brenda vendit. Për ato transaksione që iniciohen elektronikisht nga aplikacionet, nga mobile banking minimumi nuk mund të kushtojnë më shumë sesa 2 euro, mund të kushtojë edhe zero, por jo më shumë...