Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mbanin armë dhe municione në shtëpi, arrestohen babë e bir në Mifol
Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, babë e bir, banues në fshatin Mifol, pasi u gjeti në shtëpi armë zjarri dhe municione. “Në kuadër të punës së pandërprerë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe për të parandaluar ngjarje të rënda kriminale që mund të ndodhnin nga përdorimi i tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Duo”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: B. K., 49 vjeç, me precedent penal të mëparshëm për armëmbajtje pa leje; K. K., 21 vjeç, djali i tij, banues të dy në fshatin Mifol”, tha policia. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e...