Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Ndarja e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki
Edi Rama njoftoi në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste se do të nisë një reformë të re territoriale. Arbjan Mazniku do të drejtojë komisionin e posacëm parlamentar për një ndarje të re të Shqipërisë, duke reflektuar ndryshimet e shumta demografike që ndodhën këto 10 vitet e fundit. Sa i përket qarkut Gjirokastër, tre bashki rrezikojnë të mos ekzistojnë më; Libohova, Memaliaj dhe Këlcyra. Ndonëse nuk ka ende një draft të publikuar, PS e ka thënë vazhdimisht se është për variantin e uljes së mëtejshme të numrit të bashkive. Në një skenar të tillë, Libohova do të bashkohej me Gjirokastrën, Këlcyra me Përmetin dhe Memaliaj me Tepelenën. Dropulli për shkak të specifikës si bashki minoritare nuk pritet të preket. Nëse shkohet drejt këtij varianti numri...