“Votim me lista 100% të hapura”/ Reforma Zgjedhore, reagon Ish-kreu i KQZ-së: Duhet ndryshim…

Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume foli për propozimet e Ilirjan Celibashit dhe kërkesën e kryeministrit Edi Rama për të nisur sa më shpejt me Reformën Zgjedhore. Sipas tij, duhen ndryshime cilësore që të shkojnë përtej këtyre propozimeve dhe rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
Ai tha se problemi mund të trajtohet në dy aspekte. Së pari, rregullimi i legjislacionit aktual për të adresuar problematikat, dhe së dyti, ndërhyrja në Kushtetutë. Kume tha se nëse nuk ndërhyhet në Kushtetutë, vendi të ndahet në 4 njësi zgjedhore dhe votimi të bëhet me lista 100% të hapura. Këto 4 njësi, shtoi Kume, duhet të vetëqeverisen nga organe që zgjidhen direkt nga qytetari.
Kristaq Kume:
“Problemi mund të trajtohet në dy plane. I pari, rregullimi në këtë legjislacion që kemi për ta bërë sa më të mirë procesin zgjedhor. Dhe e dyta, rregullimin jo vetëm të kësaj që kemi sot por ndryshimin e mënyrës se si ushtrojmë demokracinë përfaqësuese. Ne kemi nevojë dhe se kemi luksin që të kemi mundësi të barabarta për t’u përfaqësuar qytetarët në kuvend dhe të mos na ndodhë që mijëra qytetarë nuk arrijnë të përfaqësohen në kuvend si rezultat i mënyrës së si zbatohet procesi. Ajo që u kërkua me ngulm, vota preferenciale, kontributi i qytetarit për zgjedhjen e atyre që ai do të dojë të përfaqësojë në kuvend, të mirërregullohet sepse mënyra se si është realizuar vota preferenciale ka treguar se çdo gjë është bërë por jo ajo që është kërkuar të bëhet.
Nëse nuk futemi në thelbin e gjësë që kërkon Celibashi (depolitizimi i komisioneve dhe numërimi në qendra votimi), të domosdoshme ndërhyrjet për financimin dhe monitorimin e fushatave zgjedhore, nëse rregullimi bëhet vetëm procedural, në aspektin teknik, më shumë sesa në thelbin e vet, mënyra se si konvertohet vullneti i zgjedhësve në mandate. Edhe ky sistem siç është, nëse nuk duam të hyjmë në kushtetutë, mund të zbatohet me efekte të pakta negative si ato që kemi deri më sot, nëse e ndajmë në 4 njësi zgjedhore dhe votimi bëhet me lista 100% të hapura, efekti që ka kjo gjë në rezultati final është më ndryshe nga ajo që kemi sot dhe demokracia përfaqësuese do të përfaqësojë më ndryshe. “