Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nga ndryshimi i Rregullores te ai i Komisioneve Parlamentare, çfarë pritet të ndodhë gjatë javës në Kuvend
Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët i shpalli më 11 shtator, në Asamblenë e PS-së. Por java që vjen duket se do të jetë tepër intensive për Kuvendin. Mësohet se kryetari i sapozgjedhur, Niko Peleshi, do të thërrasë ditën e hënë kryetarët e grupeve parlamentare dhe do t’u kërkojë emrat për kryesitë dhe anëtarësisë e komisioneve dhe përbërjen e organeve të tjera si Byroja apo delegacionet. Të martën parashikohet një seancë plenare për votimin e anëtarësisë së komisioneve. Dhe shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar ndryshime në Rregulloren e Kuvendit dhe skemën e re të komisioneve. Seanca në pjesën gjatë paradites do të ngrejë Këshillin për Rregulloren e Mandatet. Gjatë ditës, këshilli...