Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Arrestohet 42-vjeçari/ Në tentativë për t’i shpëtuar policisë, lëndoi efektiven gjatë largimit
                            Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin J. H., 42 vjeç, pasi është konstatuar se kishte parkuar automjetin në menyrë të parregullt duke penguar lëvizjen. Në momentin që i është kërkuar ta lëvizë automjetin, ai ka kundërshtuar dhe në tentativë për tu larguar, me gomën e automjetit i ka shkelur këmbën punonjëses së policisë në detyrë.