11 shtator 2001 shembja e kullave binjake,11 shtator 2025 qeveria  bombë Rama  4

11 shtator 2001 shembja e kullave binjake,11 shtator 2025 qeveria bombë Rama 4

Nga Ilir DAKO Qeveria e 11 shtatorit 2025 nuk është thjesht një kabinet i ri, por një akt i pastër performativ i pushtetit të centralizuar. Nuk është produkt i një procesi politik, por i një vullneti autokratik. Nuk është strukturë përfaqësimi, por skenë e kontrollit. Edi Rama nuk e trajtoi formimin e qeverisë si një detyrë institucionale, por si një shfaqje televizive, ku emrat nuk u diskutuan, por u shpallën. Ku ministrat nuk u përzgjodhën nga strukturat e partisë, por u zbuluan nga kamera. Ku reagimi emocional i të sapoemëruarit ishte pjesë e koreografisë, jo e rastësisë. Nga 11 maji deri më 11 shtator, Shqipëria jetoi në një vakuum ekzekutiv. Një periudhë e zvarritur, e paqartë, ku administrata publike u mbajt në pezull, pa orientim,...