Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Kush është Tyler Robinson, vrasësi i dyshuar i Charlie Kirk? I riu ia rrëfeu krimin mikut të tij!
Autoritetet amerikane kanë arrestuar 22-vjeçarin Tyler Robinson në Utah, i dyshuar si autor i vrasjes së aktivistit konservator dhe influencuesit politik Charlie Kirk. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, konfirmoi arrestimin, duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm për zbardhjen e ngjarjes. Sipas hetimeve, Robinson u arratis pas vrasjes, por më pas u identifikua falë disa mesazheve të dërguara në platformën Discord, ku i rrëfeu një miku të tij krimin. Ai shkroi fraza provokuese si “Bella ciao” dhe “Hej fashist, merre këtë”. Hetuesit gjetën pranë tij një pushkë dhe dylbi të mbështjellë me një copë të errët, që besohet se u përdorën në krim. Nëna e 22-vjeçarit e përshkroi të birin në rrjetet sociale si një student të shkëlqyer, duke kujtuar se kishte fituar një...