Pica më e shtrenjtë e të gjitha kohërave që fsheh një histori të pabesueshme

Pica më e shtrenjtë e të gjitha kohërave që fsheh një histori të pabesueshme

A e dini se cila është pica më e shtrenjtë në botë? Jo, nuk është ajo me fletë ari në restorantet luksoze të Nju Jorkut apo Tokios. Historia e saj lidhet me një porcion të zakonshëm nga një zinxhir ushqimi të shpejtë në Florida – por me një detaj të jashtëzakonshëm: pagesën me bitcoin. Në maj të vitit 2010, zhvilluesi Lazlo Hanjez postoi në një forum online një ofertë të pazakontë – ai premtoi 10,000 dollarë në bitcoin kujtdo që do t’i sillte dy pica. Në atë kohë, kriptomonedha ishte ende në hapat e parë dhe shuma kishte një vlerë modeste prej rreth 41 dollarësh. Një përdorues pranoi ofertën, porositi pica dhe kështu u realizua blerja e parë në botë me bitcoin. Askush nuk mund...