A lihet duhani me çaj? Promovimi për “ilaçin çudibërës”, ekspertët: Është mashtrim…

A lihet duhani me çaj? Promovimi për “ilaçin çudibërës”, ekspertët: Është mashtrim…

Dy shishe, 19 euro, posta falas. Ky është produkti që po reklamohet në rrjete sociale si ilaçi magjik kundër lënies së duhanit. Bashkë me të edhe disa çajra bimor të cilët qartësisht lexojnë “antiduhan”. Produkte joshëse për të gjithë përdoruesit e duhanit të cilët kërkojnë të heqin dorë njëherë e mirë nga varësia e tij. Por a janë realisht të dobishëm për të lënë duhanin këto produkte. “Nëse OBSH do të kishte zbuluar se këto çajra do të linin duhanin dotë ishte zhvillimi dhe fitorja më e madhe në shëndetin publik në nivel botëror. Por OBSH jep preparate, produkte dhe trajnime të ndryshme në këtë drejtim si mund t’i ndihmojmë duhanpirësit që të lënë duhanin.  Ato që shkruhen nëpër rrjete sociale, që shiten disa produkte,...