Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
“Shqipëria 2030, McGonigal Karteli Ruso-Kinez”/ Pankarta e opozitës që mori vëmendje në Kuvend
Deputetët e opozitës kanë refuzuar që të votojnë me fletë normale votimi emrin e kryetarit të ri të Kuvendit, që nga PS është propozuar Niko Peleshi. Në momentin e votimit, deputetët demokrat kanë hedhur në kutinë e votimit secili pankarta të ndryshme ironizuese kundër qeverisë. Sali Berisha mbante në dorë pankartën me mbishkrimin “Shqipëria 2030, McGonigal Karteli Ruso-Kinez”.