Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rama i ‘sulet’ Valbonës/ Pas Thethit, prishen bujtinat e ndërtuara prej vitesh
Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në zonën turistike të Valbonës, ku janë ndërmarrë masa për prishjen e disa ndërtesave të pretenduara pa leje. Nga videot, dallohen një numër i konsiderueshëm bujtinash të prishura, që prej vitesh funksiononin në zonë, por që sipas IKMT rezultonin pa lejet përkatëse. Megjithëse bujtinat kanë qenë aktive prej kohësh, autoritetet kanë theksuar se ndërtimet pa dokumentacion ligjor nuk mund të tolerohen, veçanërisht në zona të mbrojtura edhe pse kjo administratë është përgjegjëse, pasi i ka lejuar deri më sot të ndërtonin dhe të shfrytëzonin bizneset e tyre.