Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Nuk e ka kuptuar mesazhin në Whatsapp”/ Tritan Shehu votoi ndryshe nga vendimi i Grupit, reagon Berisha: Të më sqarojë
Deputeti Tritan Shehu ka vepruar ndryshe nga pjesa tjetër e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, gjatë procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit. Ndërsa pjesa më e madhe e deputetëve të PD-së bojkotuan procesin, duke refuzuar të marrin fletën e votimit dhe hodhën pankarta proteste në kutinë e votimit, Shehu u drejtua personalisht pranë komisionit për të marrë fletën dhe për të votuar. Edhe pse raportohet se vota e tij ka qenë “kundër” kandidaturës së mazhorancës, veprimi i tij ka shkaktuar reagime dhe diskutime. Sali Berisha jashte parlamentit, komentoi këtë veprim gjatë një deklarate për mediat, duke sugjeruar se mund të ketë pasur një keqkuptim komunikimi. “Do më jepni mundësi për të folur me zotin Tritan Shehu. Dua që zoti Shehu...