Burimi:
Lajme.al

Foto © Lajme.al
Legjislatura e re parlamentare, betohen deputetët e Kuvendit
Parlamenti hapi dyert këtë të premte për të pritur deputetët e Legjislaturës së 11-të. Pas seancës së paradites, deputetët iu drejtuan sërish Kuvendit për të bërë betimin mbi Kushtetutë. Vasil Llajo lexoi formulën e betimit, ndërsa të gjithë deputetët, njëri pas tjetrit, u ngritën në këmbë dhe e shqiptuan atë, duke konfirmuar zyrtarisht detyrimin e tyre për të respektuar dhe mbrojtur Kushtetutën dhe ligjet e vendit. PD mban 1 minutë heshtje në nder të Azem Hajdarit, mazhoranca nuk i bashkohet Ndërkaq, dy deputetë, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo hoqën dorë nga mandati i deputetit. Kryesuesi i seancës, Llajo, tha se deputetët që nuk kanë mundur të bëjnë betimin këtë të premte, kanë mundësi që këtë të drejtë ta ushtrojnë në një moment të dytë. Tashmë,...