Burimi:
Lajme.al

Foto © Lajme.al
Ministrat e rinj/ Ervin Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij, asnjë vizion për shqiptarët
Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar sundimin e tij. “Çdo propozim i Edi Ramës ishte për të përjetësuar sundimin personal dhe për të mbyllur edhe ato pak hapësira kontrolli që kanë mbetur”, shkruan ai. Sipas Salianjit, propozimet e qeverisë së vjetër dhe të konsumuar nga skandalet dhe abuzimet, nuk sjellin asgjë pozitive për qytetarët. “Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë pushtet në duart e një njeriu, por për institucione të forta, ekonomi të zhvilluar dhe siguri për çdo familje”, shprehet ai, ndërsa shton se nuk ka asnjë vizion për ekonominë, sigurinë, mirëqenien dhe shpresën e shqiptarëve. Propozimi i qeverisë të vjetër dhe konsumuar nga skandalet dhe abuzimet nuk sjell asgjë...