Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tentuan vrasjen e Durim Bamit, GJKKO i zgjat me 3 muaj paraburgimin Marklen Hakës
Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për të zgjatur me tre muaj afatin e izolimit në paraburgim të Marklen Hakës, një prej të njohurve si “të fortët” e Niklës në Fushë Krujë. 34-vjeçari i njohur edhe me identitetin Marklen Aliu qëndron në burg prej shtatorit të vitit të shkuar. Ai u arrestua nga operacioni “Revanshi”, ndërsa po hetohet nga SPAK për tentativën e vrasjes së Durim Bamit, përgatitjen e kushteve për vrasjen e tij, grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Në sallën e gjyqit SPAK kërkoi më shumë kohë, për nevojën e kryerjes së disa veprimeve hetimore. Me gjithë kundërshtinë e avokatit të Hakës, Gjykata vendosi të zgjasë kohën e qëndrimit të paraburgim të Hakës me 3 muaj të tjerë, që nisin...