Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Eksportoi 8 tonë domate me pesticide, lihet në burg pronari i subjektit, dy inspektorë të AKU-së në arrest shtëpie
Gjykata e Beratit ka caktuar masën “arrest në burg” eksportuesin për pronarin e një kompanie të eksportit të perimeve dhe “arrest shtëpie” për dy inspektorë të AKU-së, se lejuan eksportin e 8 tonëve domate me vlera pesticidesh jashtë normave të lejuara. Pas leximit të akuzave nga prokurorja e çështjes, gjykata e cilësoi si të ligjshëm arrestimin e eksportuesit të perimeve Mariglen Q., si dhe ndalimin e dy inspektorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Të pandehurit ishin të pranishëm në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat. Të tre këta shtetas u arrestuan të mërkurën. 40-vjeçari, banues në Kuçovë, pronari i kompanisë së eksportit të perimeve akuzohet për veprat penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin...