Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rinis seanca në Kuvend, betohen140 deputetët
Ka rinisur Kuvendi i Shqipërisë me betimin e 140 deputetëve, ku mes tyre 72 hyjnë për herë të parë. Ndërkohë deputetja e PS Milva Ekonomi paraqiti raportin e Komisionit të Verifikimit të Mandateve. Gjithashtu po sot do të votëbesohet edhe kryetari i Kuvendit, ku për këtë post, kryeministri Edi Rama ka propozuar Niko Peleshin. Partia Socialiste hyn me 83 mandate. Partia Demokratike dhe aleatët e saj përfaqësohen me 50 deputetë. Në Kuvend hyjnë gjithashtu PSD me 3 deputetë, partia Mundësia me 2, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet me nga një deputet. /vizionplus.tv