Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Balta deri në gju”, shiu përkeqëson gjendjen e aksit rrugor Ura e Matit-Rrëshen, banoret: Na japin premtime boshe
Me pellgje të thella e baltë, kjo është gjendja e aksit Ura e Matit-Rrëshen pas reshjeve të shiut që përfshinë zonën të enjten. Gjendja më problematike paraqitet nga Ura e Matit e deri te lapidari i fshatit Zenisht, ku gropat e mbushura me ujë janë kthyer në shqetësim madhor për drejtuesit e automjeteve. Sipas tyre, kjo rrugë mirëmbahet vetëm në prag fushatash elektorale, ndërsa nuk bëhet asnjë investim serioz. Drejtuesit e automjeteve u bëjnë thirrje autoriteteve të ndërhyjnë për rikonstruksionin e rrugës, e cila është jetike për ta, pasi lidh disa fshatra me njëri-tjetrin.