Nëse ju intereson/ Kjo është poema më e vjetër në botë

Enheduanna, poetesha dhe shkrimtarja e parë e historisë njerëzore

Poema më e vjetër e njohur në botë është “Lëvdatë për Inanan”, një poemë sumeriane e regjistruar me shkrim kunei-formë në një pllakë balte, afërsisht në vitin 2300 para Krishtit. Poema është shkruar nga poetesha dhe shkrimtarja Enheduanna (2285 – 2250 para Krishtit), e cila konsiderohet si shkrimtarja e parë në histori. Kjo poemë është një himn lavdërimi për Inanën, perëndeshë e dashurisë, e luftës dhe e pjellorisë. Enheduanna, e bija e mbretit Sargon të Akadit, ishte jo vetëm një priftëreshë e Nannas (Zoti Hënor), por edhe një figurë letrare novatore, e cila kompozoi 42 himne për perënditë, ku kremton fuqinë e gruas në një shoqëri patriarkale dhe denoncon një rast të sulmit seksual të kryer nga mbreti. Ja, një fragment i kësaj poeme: LËVDATË PËR INANAN Zonja e të gjitha esencave, dritë e plotë,grua e mirë e veshur plot shkëlqimgrua që e duan qielli dhe toka,mikeshë e tempullit AN,e veshur me stoli aq të mëdha,ti dëshiron diademën e kryepriftëreshësduart e së cilës mbajnë shtatë esencat,O zonja ime, kujdestare e të gjitha esencave të mëdha,i ke zgjedhur dhe me dorën tëndei ke zbukuruar…Ti ke mbledhur esencat e shenjtadhe në gjoksin tuaj i ke vendosur.[…]Tempulli të një shtëpi nam të keq i ke vënë,duke u futur me forcë brenda sikur të ishte i barabartë…Dhe me epshin tënd ke guxuar të më afrohesh.

Në shqip: B. KarabolliObserverKult

Lexo edhe:

PËRKTHYESI DHE PËRKTHIMI, NGA BAJRAM KARABOLLI

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *