Agron Tufa: Koha e mahnisë mbaroi…

Agron Tufa: Koha e mahnisë mbaroi…

Koha e mahnisë mbaroi… dhe flaka që digjet, nuk djeg.Ashtu dhe fjala prej shapit të shpirtit –flegrin e digjet, po askënd nuk prek.Metaforat në trumba i pushtuan degët;Ato mes flakësh shkërbejnë mëllenja.Afrohu dhe preki: ato janë të gjalla,të gatshme të zbrazin qindra rrëfenja.Koha e mahnisë mbaroi.Ç’ka ndodhur me ty, Moisi?Mos zëri i Hyjit s’të hyn më në punë?Shpërfillja avitet. Imzot, ku je Ti?Mes zërave të turmës? Zëri në tribunë?Jehonë liderësh që sheshi përsëdyt?Zëri në ëndërr që zgjon në mesnatë?Je zëri që cyt a zëri që mbytvullnetet e tredhura në negociatë?Rrotullohen stinët – lampadarë ciklikë…Dhe koha hedh valle me diej e hëna.Të tëra janë thënë. Nuk ka pos muzikë:tatuazh pikëllimi, të vërteta të ngrëna.Ku ma gjen shkretëtirën…! Oaze të rinjvërvisin ventuzat nga skaji në skaj.“Një rrjet...