Bardhi reagon për dekretin e presidentit për Diellën: Qesharak dhe antikushtetues

Bardhi reagon për dekretin e presidentit për Diellën: Qesharak dhe antikushtetues

“Dekreti i Presidentit të Republikës për të ngarkuar kryeministrin me ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual “Diella”, përveçse qesharak, është tërësisht antikushtetues”. Kështu u shprehet kreu i grupit parlamentar i PD Gazment Bardhi i cili citon edhe nenet kushtetuese ku bie ndesh ky vendim. “Ai bie ndesh me nenet 96, 97, 102 dhe 103 të Kushtetutës. Ministër mund të emërohet: (i) shtetasi shqiptar; (ii) që ka mbushur 18 vjeç; dhe (iii) është i aftë mendërisht (shih nenet 45 dhe 103 të Kushtetutës). Cilat nga këto cilësi ka ministrja “Diella”?! Karagjozllëqet e kryeministrit nuk mund të shndërrohen në akte juridike të shtetit shqiptar. Ushtar Bajrami po tenton ta shndërrojë Republikën në një palaçollëk, siç është ai vetë”,shkruan Bardhi.