Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“PD, parti e rrënuar”/ Lami: Në PS ka tentativa për të sjellë figura të reja
Politologu Roland Lami thotë se PD është parti e rrënuar, dhe se sjellja e saj në Kuvend, do jetë një “deja vu” e viteve 2021-2025. Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Lami u shpreh se në PS ka një tentativë për të sjellë imazhe të reja, gjë e cila në PD nuk ndodh. “Ekzistojnë argumenta dhe të dhëna që do kemi një legjislaturë deja vu të 2021-2025. Numri i deputetëve të rinj në PD, janë rreth 15. Drejtuesit në PD, në shumicë duket që janë ish drejtues në legjislaturën 2021-2025. Po të shohim kauzën e PD, lidhet me degradimin e procesit zgjedhor. Kam bindjen dhe jo thjesht opinion, që edhe përzgjedhja e këtyre individëve, nuk kanë një identitet apo kualifikim. Nisur nga kjo...