Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Kredia për biznesin zë pothuajse 63% të portofolit të bankave
Huadhënia për biznesin vazhdon të dominojë strukturën e portofolit total të kredisë për ekonominë shqiptare.Të dhënat nga Shoqata Shqiptare e Bankave tregojnë se në mesin e këtij viti bankat kanë raportuar një portofol bruto të kredisë për biznesin në vlerën e 576.3 miliardë lekëve. Kjo shumë përbën 62.6% të huasë të dhënë nga sektori bankar.Në fakt, pesha e kredisë për biznesin ka pësuar rënie në harkun e pesë viteve të fundit. Deri në vitin 2021, kredia për biznesin zinte afërsisht 67% të portofolit të kredisë. Në vazhdim, kreditimi për individë është rritur me ritme të larta, i mbështetur sidomos nga zgjerimi i portofolit të kredisë për shtëpi.Kjo ka bërë që pesha specifike e portofolit të individëve të zgjerohet, por sidoqoftë, bizneset vazhdojnë të gjenerojnë pjesën...