Masakra në Shkodër, shoqërohen 20 persona/ Dy të shpallurit në kërkim janë brenda vendit

Masakra në Shkodër, shoqërohen 20 persona/ Dy të shpallurit në kërkim janë brenda vendit

20 persona janë marrë në pyetje lidhur me masakrën e ndodhur në Shkodër, ku mbetën të vdekur shtetasit Armando Pali dhe Liridon Kraja, si dhe u plagosën dy të tjerë, Erogen Vaso (Bajrovic) dhe kamarierja Meri Kaceri. Mes të pyeturve është edhe Mustafa Licit babai i Ibrahim Licit lidhur me banesën e motrës së tij që u gjeten armë, municione dhe drone. Sipas policisë Lici ka deklaruar se motra e ka dhënë me qira banesën pasi jeton jashtë vendit dhe do t’ju vërë në dispozicion një kontratë. Ndërsa mohon çdo lidhje me ngjarjen. Asnjë prej të marrëve në pyetje nuk ka dhënë detaje lidhur me personat që mund të kenë porositur Ragib Gilën për të kryer masakrën me dy të vrarë dhe janë lënë të...