Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Ish e dashura e Brooklyn Beckham flet për herë të parë: Lidhja jonë zgjati më shumë se u mendua
Modelja kanadeze Lexi Wood, e njohur për paraqitjen e saj në reality show Summer House, ka treguar detaje të reja mbi romancën e saj me Brooklyn Beckham. Në një intervistë për Daily Mail, 27-vjeçarja tha se lidhja e tyre ishte më serioze dhe më e gjatë nga sa u perceptua publikisht. Lexi dhe Brooklyn nisën të shiheshin bashkë në vitin 2018, menjëherë pas ndarjes së tij nga aktorja Chloë Grace Moretz. Çifti u fotografua duke u puthur në një studio tatuazhesh në Los Anxhelos, por sipas modeles, marrëdhënia kishte nisur më herët dhe zgjati për më shumë se një vit. “Ne ishim shumë të rinj dhe donim privatësi. Mendoj se zgjati më gjatë nga sa mendonin njerëzit,” tha Lexi. Duke folur për ish-partnerin, ajo nuk...