Nis seanca e Kuvendit, 72 deputetë ulen për herë të parë

Nis seanca e Kuvendit, 72 deputetë ulen për herë të parë

Ka nisur me Himnin Kombëtar seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë. 140 deputetë ulen sot në sallë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë. Seancën e sotme e drejton deputeti socialist Vasil Llajo, pasi Sali Berisha dhe Tritan Shehu refuzuan të marrin këtë detyrë si deputetët më të moshuar. Seanca po ndiqet edhe nga diplomacitë e huaja.