Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Live/ Nis seanca e parë e legjislaturës së XI-të, pritet të betohen 140 deputetët dhe të zgjidhet kryetari i ri!
                            Ka nisur seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në sallë do të ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë. Seanca po ndiqet edhe nga diplomacitë e huaja. PS hyn me 83 deputetë, nga të cilët 53 i ka emra të rinj, ndërsa PD dhe aleatët me 50 deputetë, 14 prej tyre prurje të reja. PSD  hyn me 3 deputetë, partia Mundësia me 2 deputetë, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet me nga një deputet. Seancën e sotme e drejton deputeti socialist Vasil Llajo, pasi Sali Berisha dhe Tritan Shehu refuzuan të marrin këtë detyrë si deputetët më të moshuar.